Analisti Roland Bejko, i ftuar në një emision televiziv, u shpreh se Sali Berisha e ka zaptuar Partinë Demokratike.
Ai theksoi se Sali Berisha e ka dëshmuar se bën reaksion me figurat dhe personalitetet që kanë një formim të fortë.
“Sali Berisha kërkon ta kthejë PD në një tempull duke e quajtur veten misionar, ndërkohë që kandidatët dhe deputetët nuk janë priftërinj. Mendoj që ajo duhet kuptuar te ajo që bëri reagimin që bëri avokati i Berishës. Partinë e ka zaptuar. Ai ka ngrënë personalitete në këto 34 vjet, që kanë qenë personalitet karakteriale si në aspektin profesional dhe në atë politik”, tha ai.
Gazetari Martin Leka theksoi se zërat kundër Sali Berishë nuk do mund të qëndrojnë gjatë në Partinë Demokratike. Sipas tij, Sali Berisha ka problemin me moralin e politikës, sipas të cilit, principi në këto kushte është se kur humb zgjedhjet
“Në atë parti padiskutim më vjen keq ta them, edhe Auloni, edhe shumë të tjerë nëse do shkojnë drejt asaj sjelljes që ata kanë për të kundërshtuar, ata nuk do të jenë më pjesë së ekipit të PD. Jeni në kushte e mosrepsektimit të standardit fundor të sjelljes së politikanëve në demokraci, që do të thotë se kur humb merr përgjegjësinë për humbjen dhe akti final është dorëheqja”, tha ai.