Ballina Opinion Kosova në udhëkryq

Kosova në udhëkryq

27
0

Nga Skënder Sadri KAPITI

A janë normal kryeministri dhe deputetët e Kosovës, prej të cilëve ka ardhur kjo gjëndje në Kuvëndin e Kosovës dhe prej të cilëve edhe ndërkombëtarët e kanë lënë jashtë vëmendjes Kosovën.

Nuk mundet që kriza në Kosovë e cila nuk zgjedh prej 25 seancash kryetarin e parlamentit , kjo krizë nuk është vetëm parlamantare por është gjithpërfshirëse , është demokratike, politike dhe qeveritare. Edhe sikur ta zëmë që Kosova dhe politika e saj të zgjedhë Kryetarin e Kuvëndit kjo nuk do të sillte zgjidhje afatgjatë sepse Kurti ose nuk do të mund të zgjidhet kryemistër, ose edhe po u zgjodh nuk do qëndrojë gjatë qeverisja e tij. Këtë gjë Albin Kurti e ka provuar një herë.

Kurti po tregohet miop politik pasi vetëmashtrohet se meqë LVV doli forca e parë politike me 9 Shkurt, ai kujton se i ka fituar të gjitha të drejtat, në një kohë kur ai nuk mundet vetë që të zgjedhë  as kryetarin e Kuvëndit, as Kryeministrin dhe as Presidentin.Kokëfortësia e tij do gjeneroje  vetëm kriza.

Kjo sepse kështu zgjodhi dhe votoi votuesi kosovar në zgjedhjet e fundit parlamentare.Kriza në Kosovë është politike, demokratike dhe institucionale edhe për faktin se politika në Kosovë nuk ka kulturë konsensusi, tolerance dhe bashkëpunimi për në favor të interesit të përgjithshëm por deputetët shqiptarë të parin kanë mandatin dhe interesn personal.

Qeverisjet e kualicionit në Kosovë kanë treguar shkallë të lartë papërgjegjshmërie kombëtare ku partitë e kualicionit ishin të interesuara vetëm për interesat e kryetarëve të partive dhe për ato të partive gje që e tregoi edhe shkalla e lartë e papërgjegjshmërisë dhe e korrupsionit të tyre.

Ndëra Kurti në qeversje ka treguar se ai përjashton gjithcka që është në mospërputhje me egon dhe kaprricot e tij , duke u sjellë si një diktatoruc i vogël në parti dhe në qeverisje.

Zgjidhja në Kosovë e kësaj morie krizash mund të bëhet për një periudhë kalimtare nga një qeverisje jo partiake por nga një qeverisje teknicienësh, gazetarësh,profesionistësh  dhe intelektualësh të aftë,të përgjegjshëm  dhe patriotë, nga ata të cilët nuk janë servile,mercenarë dhe sahanlëpirësh të oborreve politike të pushtetit, qeverisje nga ata  që kanë guxim, dinjitet e personalitet por që  edhe këta mjerisht janë të paktë,dhe mjerisht për Kurtin ai nuk i vlerësoi dhe as nuk është treguar  mirënjohës ndaj tyre