Ballina Lifestyle Madonna poston një foto të rrallë me të atin: I uron atij...

Madonna poston një foto të rrallë me të atin: I uron atij ditëlindjen e 94-të

41
0

Ikona e popit Madonna e uroi të atin, Silvio Ciccone, për ditëlindjen e 94-të. Ajo ndau foto dhe video në Instagram duke e treguar të atin duke ngrënë një tortë të rrethuar nga tullumbace.

Konkretisht, ajo ndau një seri fotosh dhe videosh ku tregohej babai i saj duke shijuar një tortë, i rrethuar nga tullumbace dhe një montazh kujtimesh familjare.

“Gëzuar ditëlindjen babait tim. 94 vjeç dhe i fortë! Ai ka mbijetuar shumë luftërash dhe shumë humbjesh në jetën e tij, dhe ende ka një sens humori dhe një dëshirë të fortë për t’u ngritur nga shtrati çdo mëngjes dhe për ta shfrytëzuar sa më shumë ditën e tij”, shkroi Madonna në Instagram.

Këngëtarja shprehu gjithashtu keqardhje për trendin shoqëror që vlerëson të rinjtë dhe pamjen fizike, ndërsa mençuria e vërtetë dhe përvoja jetësore e të moshuarve shpesh injorohen.

“Është për të ardhur keq që nuk jetojmë në një botë që feston njohuritë, përvojën dhe mençurinë që mund t’i mësojmë vetëm nga pleqtë tanë që kanë mbijetuar shumë dekada në këtë planet. Ne jemi të fiksuar pas rinisë dhe bukurisë fizike, të cilat ironikisht nuk na mësojnë asgjë dhe na japin vetëm kënaqësi të përkohshme”, shtoi ajo.