Ballina Politika PD i rrëzoi në KAS për rinumërimin e votave preferenciale/ Dogjani e...

PD i rrëzoi në KAS për rinumërimin e votave preferenciale/ Dogjani e Kalaja pranohen si ankimues, por ende pa garanci për rinumërimin që kërkojnë

59
0

Rrotullohet fati për kandidatët e ‘tradhtuar’ nga partia e tyre. Ditën e sotme Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka pranuar si të ligjshme kërkesat e Asllan Dogjanit dhe Aulon Kalasë, të dy kandidatë të Partisë Demokratike, të cilët pas zgjedhjeve të 11 majit kanë kërkuar rinumërimin e votave për qarkun Tiranë dhe Durrës.

Ajo që duhet sqaruar është se ndryshe nga sa kërkojnë, për momentin janë pranuar vetëm si ankues, ndërsa çështja për rinumërim mbetet për t’u shqyrtuar më tej nga KAS.

Ky miratim erdhi pas dalja nga ‘rreshti’ nga subjekti i tyre zgjedhor që i votoi kundra ankimimet e mëparshme në KAS, derisa ata vendosën që t’i bënin ankimimet nëpërmjet subjekteve të tjera.

Aulon Kalaja, i cili ishte kandidat në qarkun e Durrësit, ankimojw nëpërmjet partisë Lëvizja e Legalitetit, e cila ka depozituar ditën e djeshme një kërkesë pranë Komisionit të Ankimeve dhe Sanksioneve pasi si kandidat, nuk mund të merret në shqyrtim ankimimi.

Ndërsa kandidati Asllan Dogjani, i cili kërkon rinumërim të votave për qarkun e Tiranës thotë se ka marrë autorizim nga Partia Demokratike për ankimim dhe do të duhet që po brenda 24 orëve, ky subjekt zgjedhor të dërgojë kërkesë pranë KAS për rinumërim.

Ky zhvillim vjen në një kohë kur disa nga kandidatë të PD-së nga Kalaja, Alimehmeti e të tjerë u lanë në ‘udhëkryq’, nga ku rezultoi se PD vendosi të mos mbështesë pretendimet e tyre për manipulim të votave brenda listës. Kandidatët që kanë bërë ankimim nuk u pranuan më parë as si ankues në KAS.

I dyti në listën e hapur të PD-ASHM në Durrës, Aulon Kalaja ka qenë një nga zërat më të fortë pas përfundimit të procesit të votimit, duke deklaruar se vota e tij është deformuar brenda koalicionit. Ai mori 7291 vota, ndërsa mandatin e vetëm të kësaj liste e fitoi Arian Ndoja me 8249 vota. Pretendimi i tij ka qenë për deformim të votës preferenciale duke kwrkuar mandatin e deputetin Arjan Ndoja.

Në zgjedhjet e 11 majit, koalicioni PD-ASHM pati garë të fortë të brendshme për mandate. Rezultatet sollën akuza për manipulim nga vetë kandidatët e listës.