Kremlini ka konfirmuar se Presidenti Vladimir Putin ka zhvilluar një bisedë telefonike me Papa Leon XIV, e cila është edhe biseda e parë mes tyre.
Sipas mediave të huaja, Kremlini konfirmoi këtë bisedë, pasi deklaroi më herët se Putin kishte zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Presidentin amerikan Donald Trump.
Ndërsa nuk kemi më shumë detaje rreth bisedës së tyre, kujtojmë se Papa i ri ka folur publikisht për luftën në Ukrainë, shkruan A2 CNN.
Në një nga përshëndetjet e tij të para për pelegrinët italianë, ai tha se mendimet e tij shpesh shkojnë te “populli ukrainas, i prekur nga sulme të reja serioze kundër civilëve dhe infrastrukturës”.