Shaquille O’Neal ka zgjedhur dhjetë basketbollistët më të mirë në historinë e NBA-së, duke befasuar jo pak me zgjedhjet e tij, ndërsa vetën e tij nuk e futi në këtë mes.
Qendra legjendare dhe një nga lojtarët më dominues në histori tani punon si komentator profesionist dhe shpesh shkakton polemika me deklaratat e tij.
Ai e vendosi Michael Jordanin, i konsideruar nga shumë si lojtari më i madh dhe më i mirë i të gjitha kohërave, në vendin e parë, ndërsa vendin e dytë ia rezervoi ish-shokut të ekipit Kobe Bryant, i cili vdiq në një aksident me helikopter.
Dyshja luajtën së bashku te LA Lakers, ku shkëlqyen dhe fituan edhe trofe.
LeBron James, i vetmi lojtar aktiv në listë, u rendit i treti.
Si pjesë e shfaqjes së Netflix, ai renditi dhjetë më të mirët si më poshtë.