Ballina Ekonomia BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

BSH: Depozitimi i parave përmes bankomateve u rrit me 21,5 %

33
0

Shërbimet digjitale në sistemin bankar kanë shënuar rritje edhe në depozitimin e parave përmes bankomateve.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, në tre muajt e parë të këtij viti, janë depozituar 13,6 miliardë lekë përmes ATM-ve.

Krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë, depozitimi i parave në ATM u rrit me 21,5 %.

Aktualisht, në Shqipëri numërohen 1064 bankomate, ku vetëm 408 prej tyre kanë edhe funksionin e depozitimit të parave.

Depozitimet në bankomat mund të kryhen në llogari me kartën e debitit ose të kreditit. Për të kryer depozitime parash me kartë, zakonisht duhet të respektohet monedha e llogarisë me të cilën është lidhur karta. Megjithatë, disa banka bëjnë të mundur që shumën e depozituar në lekë ta konvertojnë në monedhën e llogarisë me kursin ditor të këmbimit.