Gjykata e Posaçme ka vendosur vijimin e masave arrest në burg për 9 të arrestuarit si pjesë e 4 grupeve kriminale të trafikut të drogës kryesisht asaj sintetike që trafikohej nga Shqipëria, Spanja e Hollanda drejt Finlandës.
Masa arrest në burg caktuar në mungesë u la në fuqi në prezencë të tyre këtë të enjte për:
Dorjan Luzaj
Geraldo Seferaj
Elton Myftari
Elton Tavani
Erind Teneqexhiu alias Agalliu
Kel Qevani
Ledion Hoxha
Besnik Sparta
Altin Musta
Dy prej anëtarëve të grupeve kriminale që drejtonin aktivitetin nga Shqipëria ndodhen ende në kërkim