Ballina Politika “GPS në zarfet e votimit”/ Balla i kthehet Nokës: O Flamur! Kjo...

“GPS në zarfet e votimit”/ Balla i kthehet Nokës: O Flamur! Kjo që thua ti është vepër penale, nëse ke prova pse nuk..

68
0

Seanca parlamentare e sotme është shoqëruar me përplasje verbale mes Ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, dhe deputetit të Partisë Demokratike, Flamur Noka.

Në një replikë të drejtpërdrejtë, Balla ironizoi akuzat e opozitës lidhur me procesin zgjedhor dhe pretendimet për manipulim votash nga jashtë vendit.

Ai përmendi me sarkazëm deklaratën e Nokës për ekzistencën e “500 GPS-ve në zarfa” të mbetura në Londër, duke e quajtur këtë një “përpjekje halucinante” dhe një pretendim që përbën vepër penale për gjurmimin e votës.

Balla sfidoi Nokën të dorëzojë çdo provë të pretenduar në Prokurorinë e Posaçme, duke theksuar se identifikimi dhe gjurmimi i votës janë vepra të dënueshme.

Ai shtoi se Partia Socialiste ka fituar bindshëm zgjedhjet me mbi 856 mijë vota, ndërsa opozita mbetet shumë prapa.

“Unë e kuptoj që në partinë tuaj e keni të vështirë të aplikoni nenin Basha dhe pse ishit zotuar që pas zgjedhjeve do ta aplikonit dhe e kuptoj shumë mirë gjithçka që po bëni edhe përpjekjen tuaj halucinante në KQZ ku çdo ditë po turpëroheni para publikut sesi po bien një nga një të gjitha pretendimet tuaja. Bëtë gjithë atë zhurmë për kryeplakun e Pekishtit dhe kur doli që nuk kishte asgjë i jeni turrur pas 130 mijë të ashtuquajturave vota. Këtë më thanë që e tha Flamuri në një studio se paska futur 500 GPS në zarfa dhe këto GPS na paskan ngelur në Londër. O Flamur, o Flamur, kjo që thua ti është vepër penale sepse identifikimi, gjurmimi i votës është vepër penale. Kjo që bën ti është e dënueshme. Nëse ti e ke provë këtë, pse nuk e dorëzon në prokurorinë e posaçme? Nëse ti ke instruktuar mbështetësit tuaj, që paskan ngelur votat në Londër dhe i kemi numëruar ne këtu… Zgjedhjet në Shqipëri kanë përfunduar. PS ka marrë 856 mijë vota, ju keni marrë 300 mijë e kusur më pak. Gjejeni ku i keni votat tuaja”, tha Balla.