Ballina Kronika I dënuar në Angli për “shtëpi bari”, i sekuestrohen 500 mijë euro...

I dënuar në Angli për “shtëpi bari”, i sekuestrohen 500 mijë euro pasuri në Kamëz

93
0

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Source”, që ka çuar në sekuestrimin e pasurive me vlerë rreth 500 mijë euro, të dyshuara si të përfituara nga veprimtaria kriminale.

Përmes një njoftimi zyrtar, blutë bëjnë me dije se këto pasuri iu sekuestruan shtetasit Bujar Lleshi, i dënuar më herët në Mbretërinë e Bashkuar për kultivim të lëndëve narkotike në ambientet të mbyllura me llamba.

Pasuritë e sekuestruara:

-1 objekt banimi;

-2 automjete të tipeve “Jeep” dhe “Opel Corsa”;

-1 aktivitet tregtar me objekt blerjen, shitjen dhe riparimin e automjeteve.

Vijon puna për gjurmimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë burim veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.