Muaji maj ishte një super fitore për Hailey Bieber: kopertina e saj e parë vetëm për Vogue, lançimi i markës Rhode në Sephora dhe më pas shitja e saj për 1 miliard dollarë. Në publik, ajo duket më e suksesshme dhe më e qetë se kurrë. Por sipas burimeve për The Sun, në prapaskenë gjërat nuk janë aq rozë, sidomos në martesën e saj me Justin Bieber.
Sipas burimeve, Justin po kalon një krizë xhelozie të thellë, e cila ka ndikuar ndjeshëm në dinamikën e marrëdhënies së tyre.
“Ai është i fiksuar pas idesë që duhet të jetë figura dominuese në çift,” tha burimi për The Sun, duke shtuar se suksesi i fundit i Hailey-t “i ka goditur egon” dhe se “nuk e përballon dot idenë që po kalon në plantë dytë”.
Ndërkohë, vetë Justin e ka pranuar pjesërisht këtë dinamikë në një postim në Instagram, që më vonë e ka ndryshuar. Ai rrëfeu se në një moment debati me Hailey-n, i kishte thënë se ajo nuk do të arrinte kurrë të ishte në kopertinën e Vogue.
“E di që ishte e keqe për t’u thënë. U ndjeva i nënvlerësuar dhe doja të hakmerresha,” shkruan Justin, përpara se të shtonte se ndërsa po piqen emocionalisht, të dy po kuptojnë që reagime të tilla nuk sjellin as afërsi, as zgjidhje.
Por dramat në rrjet nuk mbaruan aty. Pak ditë më vonë, Justin publikoi një tjetër mesazh të paqartë në Instagram, duke shkruar se “besnikëria është një formë manipulimi” dhe duke e krahasuar me taktikat e përdorura nga mafiozët për të mbajtur njerëzit nën kontroll.
“Dashuria nuk është detyrim, është kënaqësi,” shkroi ai. Postimi u pa nga ndjekësit si një koment i drejtpërdrejtë për marrëdhënien e tij me Hailey-n, edhe pse nuk u përmend askush me emër.
Pavarësisht spekulimeve, Hailey ka vazhduar t’i pëlqejë postimet e Justin-it në Instagram, një detaj që fansat e kanë parë si përpjekje për të ruajtur qetësinë në publik – ose si një strategji për të shmangur thashethemet e mëtejshme. Megjithatë, burimi i The Sun përfundon duke thënë se tensioni mes çiftit ka arritur kulmin dhe marrëdhënia e tyre është “në pikën e shpërthimit”.
Deri tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë zyrtare – por nëse ky është fillimi i fundit për çiftin Bieber, rrjetet sociale me siguri do ta dinë të parat.