Kandidati i Partisë Demokratike për qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në një emision televziv, ku përsëriti angazhimin për t’i shkuar deri në fund rrugës për rinumërimin e votave nga e cila mund të dalë dhe mandati i tij i deputetit.
Kalaja u shpreh në një emision televziv se beteja e tij bëhet për transparencë, teksa rrëfeu se ka parë video ku shihet qartë se vota të PD kanë kaluar në favor të mazhorancës.
“E gjithë beteja nuk është për mandatin tim, por për një precedent që ka të bëjë me legjitimitetin që kanë kandidatët për të kërkuar rinumërim. Askush nuk dëmtohet nga transparenca. Kjo është betejë për dinjitet. Kam kërkuar votën më kanë thënë do ta japim, por a do ta mbrosh dot votën? Dua të bëhem deputet, por nuk e di a do të bëhem. Transparenca është më e rëndësishme se një mandat deputeti. Unë mendoj se legjimiteti im hap një kapitull të ri për të gjithë kandidatët.
Nëse Partia nuk do të hapen votat e mia, çfarë ndodh. Nëse unë blej vota kush e ka përgjegjësinë, unë apo PD? Kam qenë i pari që kam kërkuar rinumërim më 14 maj. KAS më rrëzoi sepse nuk kishte dalë tabela përmbledhëse. Tani mora pamjet e numërimit të votave. Unë i kam marrë pamjet dhe për subjektet. Unë e kam marrë votën e virgjër dhe aty kam mbajtur shënime. Dhe më pas ka pasur mospërputhje. Kam video ku i janë marrë video PD dhe i janë kaluar PS. I kam parë këto video në disa QV”, tha Kalaja.