Legjenda e Gjermanisë, Jurgen Klinsmann, ka pohuar se superylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, mund ta ngrejë Kupën e Botës për herë të parë në vitin 2026, duke barazuar rekordin e rivalit të tij të hershëm, Lionel Messi.
Të mërkurën (4 maj), 40-vjeçari luajti në fitoren 2-1 të Portugalisë në gjysmëfinalen e Nations League kundër Gjermanisë. Ai shënoi golin vendimtar pas golave përkatës të Florian Wirtz dhe Francisco Conceicao.
Pas ndeshjes në Allianz Arena në Mynih, Klinsmann i thuri elozhe sulmuesit të Al-Nassr. Ish-ylli i Bayern Munich tha:
“Kjo është thjesht e jashtëzakonshme. Ajo që ai po prodhon si një 40-vjeçar… duket se nuk po plaket fare. Ai e vuri veten në shërbim të ekipit, u kthye mbrapa, ndihmoi, u përpoq të lidhej me shokët e tij të ekipit.
“Ky është një lider i vërtetë. Dhe sapo është në zonë, ai është ende një nga finalizuesit më të mirë në lojë. Mund të bëjë diferencën në çdo kohë, por është mentaliteti i tij që bën diferencën e madhe”.
Duke pohuar se Ronaldo mund të barazojë rekordin e Messit në Kupën e Botës, ai përfundoi:
“Nëse i mban shokët e ekipit pozitivë, punon për ekipin, nuk ka dyshim se ai mund të luajë ende deri në Kupën e Botës të vitit të ardhshëm në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.
“E pamë Messin të gatshëm të përfitonte në një fazë të mëvonshme të karrierës së tij në Katar. Ndoshta ai mund ta bëjë vitin tjetër, ky është një ekip i jashtëzakonshëm i Portugalisë”.
Deri më tani, Ronaldo ka shënuar 137 gola në 220 paraqitje për Portugalinë.