Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 71 vota pro disa nga pikat më të rëndësishme të rendit të ditës, përfshirë ndryshimet në buxhetin e vitit 2025 dhe marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e sigurisë me Ukrainën. Seanca u karakterizua nga miratimi i një sërë aktesh normative dhe marrëveshjesh ndërkombëtare me shumicë të thjeshtë.
Në votim kaluan edhe projektligje të tjera të rëndësishme, si:
- Akti normativ për buxhetin 2025 – 71 vota pro
- Akti normativ për pasaportat – 71 vota pro
- Akti normativ për kartat e identitetit – 71 vota pro
- Projektligji për zonat e mbrojtura – 71 vota pro
- Marrëveshja për bashkëpunimin BE–Shqipëri në fushën e doganave – 71 vota pro
- Marrëveshja me Kopenhagën – 71 vota pro
- Fondi për bashkëpunim me Abu Dhabin – 71 vota pro
- Marrëveshja me Bankën e Shqipërisë për mbështetjen ndaj OSHEE-së – 71 vota pro
- Programi për punësimin e të rinjve – 71 vota pro
Të gjitha këto vendime u miratuan në një seancë pa debate të theksuara, duke reflektuar një vijimësi të axhendës legjislative të mazhorancës.