Ylli i Manchester United, Marcus Rashford, po përflitet për një romancë të re pas ndarjes nga partnerja e tij afatgjatë.
Mediat britanike raportojnë se futbollisti është parë duke kaluar kohë me një bjonde tërheqëse, e cila është lojtare gjysmëprofesionale e padelit, Jaki Palm.
Dyshja janë fotografuar së bashku gjatë një udhëtimi luksoz në St. Tropez, duke shkaktuar menjëherë zëra për një lidhje të mundshme. Sipas burimeve pranë tyre, Rashford dhe e reja simpatike janë afruar mjaft gjatë ditëve të fundit, teksa po shijojnë pushimet në rivierën franceze.
Megjithëse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar zyrtarisht marrëdhënien, fansat dhe mediat rozë janë të bindura se mes tyre po lind diçka më shumë se miqësi.
Pas një sezoni të vështirë në fushë dhe ndarjes në jetën personale, duket se Rashford po e gjen qetësinë në një kapitull të ri romantik.