Ballina Bota Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

Merz i dhuron Trump certifikatën e lindjes së gjyshit të tij gjerman

14
0

Presidenti Donald Trump priti në Zyrën Ovale kancelarin gjerman Friedrich Merz të enjten.

Lideri gjerman i dorëzoi kreu të Shtëpisë së Bardhë një dhuratë simbolike: një kopje të certifikatës së lindjes së gjyshit të Trump-it, Friedrich Trump, i cili emigroi nga Gjermania drejt SHBA-së në fillim të shekullit të kaluar.

Dokumenti ishte vendosur në një kornizë të artë, një detaj që i referohet stilit të njohur të presidentit amerikan dhe dekorit të zyrës së tij.