Një mekanik i uzinës, Rudin Meçja, mbeti i plagosur rëndë gjatë një ndërhyrjeje teknike. Aksidenti i rëndë ka ndodhur dje në Uzinën e Ferrokromit “Albchrome” në zonën industriale të Paprit.
Sipas burimeve pranë Prokurorisë së Elbasanit, ndalimet u kryen me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të zbuluar nëse ka pasur shkelje të protokolleve të sigurisë që çuan në aksident.
Ngjarja ka çuar në ndalimin e tre personave të përfshirë në menaxhimin dhe mbikëqyrjen e sigurisë në punë. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:15, në repartin e copëtimit të ferrokromit. Në momentin e aksidentit, Meçja ishte duke punuar poshtë pllakës së pajisjes së copëtimit, e cila, sipas të dhënave paraprake, u shkëput dhe e goditi rëndë në shpatull dhe shtyllën kurrizore.
Në procesin e punës ishin të pranishëm edhe inxhinieri i procesit Rexhep Xhardja, brigadieri mekanik Myslym Hoxha dhe inxhinieri mekanik Fatjon Ikonomi. Aksidenti ndodhi gjatë një ndërhyrjeje të zakonshme për ndërrimin e pllakave të copëtimit, një operacion teknik periodik në uzinë.
Kjo është një tjetër ngjarje e rëndë në kompaninë “Albchrome” në Elbasan, që ka rikthyer vëmendjen mbi standardet e sigurisë në zonat industriale të vendit.