Zona mes Lushnjës dhe Divjakës po merr një rëndësi të madhe sa i takon gërmimeve arkeologjike, pasi gjetjet e para premtojnë nxjerrjen në pah të objekteve që tregojnë historinë mijëra vjeçare të zonës.
Kodrat e Bishçukasit në Divjakë mund të kthehen në një tjetër zonë të rëndësishme arkeologjike në vend, që dëshmon prejardhjen dhe historinë në atë zonë.
Instituti kombëtar i trashëgimisë kulturore në bashkëpunim me muzeun e Lushnjës dhe Universitetin e Tiranës kanë nisur gërmimet ku gjetjet e para janë mjaft premtuese.
Më herët në zonë ka patur gjetje të tjera arkeologjike, të cilat ishin një tjetër provë që bindi institutin e trashëgimisë që të nisë gërmimet.
Zona midis Lushnjës dhe Divjakës , mendohet te jetë një ndër zonat më të rëndësishme për zbulimet arkeologjike, pasi dyshohet se mbart nën tokë objekte të historisë Shqiptare të periudhave mijëravjeçare më parë.