Ballina Bota Paralajmërimi/ Përmbytje të rënda priten këtë verë në Kinën veriore

Paralajmërimi/ Përmbytje të rënda priten këtë verë në Kinën veriore

36
0

Autoritetet kineze kanë paralajmëruar se përmbytjet në pjesën veriore të vendit pritet të jenë më të rënda se zakonisht gjatë muajve qershor deri në gusht. Parashikimi fillestar i bërë publik të enjten përfshin një rajon të gjerë që shtrihet nga qytetet me dendësi të lartë popullsie deri te tokat bujqësore të rëndësishme për prodhimin e drithërave.

Sipas Ministrisë së Burimeve Ujore, e cituar nga transmetuesi shtetëror CCTV, stuhitë ekstreme dhe përmbytjet këtë vit pritet të jenë më të shpeshta dhe më intensive.

Kina është përballur shpesh me përmbytje gjatë verës, veçanërisht në jug, por ndryshimet klimatike po shkaktojnë një zhvendosje të dukshme të fenomeneve ekstreme edhe në veri, një rajon që historikisht ka qenë më i thatë. Luhatjet e motit, nga reshje rekord deri te thatësira ekstreme, po detyrojnë autoritetet të forcojnë masat e parandalimit dhe menaxhimit të fatkeqësive natyrore në të gjithë vendin.

Situata mbetet nën vëzhgim të vazhdueshëm ndërsa autoritetet përgatiten për të përballuar ndikimin e mundshëm mbi popullsinë dhe bujqësinë në një nga zonat më të rëndësishme të Kinës.