Sot është mbajtur seanca në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) lidhur me shqyrtimin e kërkesës ankimore të Partisë Demokratike për qarkun e Kukësit, pas zgjedhjeve të 11 majit. PD kërkonte pavlefshmëri të rezultatit dhe rivotim në këtë qark, ku nga rezultati përfundimtar, demokratët siguruan 2 mandate, ndërsa socialistët morën 1 mandat.
Sipas KAS, kjo është kërkesa e parë që shqyrtohet për pavlefshmëri zgjedhjesh në këtë proces. Gjatë seancës, përfaqësuesit e KAS theksuan se detyra e tyre ishte të analizojnë faktet dhe të verifikojnë nëse provohej vërtetësia e pretendimeve të paraqitura, gjë e cila sipas tyre nuk ka rezultuar.
Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës së Partisë Demokratike-ASHM, duke argumentuar se nuk kishte prova të mjaftueshme për të çuar në rivotim apo pavlefshmëri votash në qarkun e Kukësit. Votat nuk do të rinumërohen dhe rezultati mbetet i pandryshuar.