Por pas arrestimit në vitin 1996 në një ‘gjurmim’ që zgjati për katër vite, vrasësi i Falcones ka përfunduar 4 vjet lirim me kusht pas lirimit në vitin 2021 dhe tani është plotësisht njeri i lirë.
Ai merrte urdhrat nga bosi i tij i ‘Cosa Nostra”, Toto Rina dhe më tej pasardhësi Bernardo Provenzano.
“Bosi i mafias Giovanni Brusca, një nga gangsterët më famëkeq të Italisë, është plotësisht i lirë pasi kreu katër vjet lirim me kusht të vendosur ndaj tij pas lirimit nga burgu në vitin 2021”, inmformoi sot agjencia italiane ANSA.
Ndër të tjera në “CV-në” e tij kriminale, Brusca, aktualisht 68 vjeç, aktivizoi eksplozivin që vrau prokurorin antimafia Giovanni Falcone në vitin 1992, mbyti dhe e treti në acid Giuseppe Di Matteo, djalin adoleshent të një informatori të mafias.
Brusca u arrestua në maj 1996 dhe u dënua me burgim të përjetshëm për më shumë se dhjetëra vrasje, përfshirë atë të Falcones, gruas së tij Francesca Morvillo dhe tre oficerëve të policisë në maj 1992. Por pas tre dekadash burgosjeje, ai tashmë është i lirë.