Ballina Aktualitet Takimet e vizave/ Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin, ja si...

Takimet e vizave/ Ambasada e SHBA në Tiranë përditëson sistemin, ja si mund të bëhet aplikimi

41
0

Qytetarët që aplikojnë për vizë amerikane tashmë mund të përdorin një platformë të re, më të thjeshtuar dhe efikase për të planifikuar dhe përshtatur takimet e tyre.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka njoftuar përditësimin zyrtar të sistemit të saj për caktimin dhe menaxhimin e takimeve për vizë.

Ky ndryshim vjen si pjesë e përpjekjeve të Ambasadës për të përmirësuar përvojën e aplikuesve dhe për të ofruar një shërbim më të qasshëm dhe transparent.