Cristian Chivu është zyrtarisht trajneri i ri i Interit, me një kontratë dyvjeçare që do të zgjasë deri në vitin 2027 dhe një pagë prej 2.5 milionë euro në sezon. Emërimi i tij vjen pas dy takimesh me drejtuesit e klubit zikaltër, ndërsa zyrtarizimi pritet pas zgjidhjes së çështjeve të fundit me Parmën.
Chivu, që ka një histori të gjatë me Interin si lojtar dhe si trajner i të rinjve, pritet të sjellë vazhdimësi në filozofinë taktike të vendosur nga paraardhësi i tij, Simone Inzaghi. Ai do të punojë në bashkëpunim me ndihmësit Mario Cecchi dhe Angelo Palombo në stafin teknik.
Në aspektin taktik, Chivu është i njohur për përdorimin e skemave 4-3-3 dhe 3-5-2, me fokus në ndërtimin e aksioneve nga mbrojtja dhe shpërthimet nga krahët. Strategjia e klubit nën drejtimin e tij përfshin ruajtjen e parimeve ekzistuese dhe rinovimin gradual të skuadrës me lojtarë më të rinj