Ballina Kronika 25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon...

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

16
0

Më datë 06 qershor 2025, një shtetas nga Tirana, S. T., 41 vjeç, ka kallëzuar në Komisariatin e Policisë largimin nga banesa të bashkëshortes së tij, K. T., 25 vjeçe, e cila ka marrë me vete edhe dy fëmijët e mitur të çiftit.

Policia e Tiranës ka nisur punën për lokalizimin dhe gjetjen e shtetases K. T. dhe dy fëmijëve.

Si dhe për zbardhjen e rrethanave të largimit.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme në përputhje me legjislacionin në fuqi.