Ballina Aktualitet E trishtë/ Ky eshte i riu që i dha fund jetës në...

E trishtë/ Ky eshte i riu që i dha fund jetës në Pogradec

11
0

Guido Dervishllari është i riu që i dha fund jetës ditën e sotme në fshatin Rrëmenj të Pogradecit.

20-vjeçari që prej kohësh punonte si fotograf u gjet i vetëvarur rreth orës 14:40 në kodrat pranë fshatit Rrëmenj nga banorët e zonës.

Këta të fundit njoftuan familjen dhe policinë.

Miqtë e tij kanë shpërndarë dhimbjen në rrjetet sociale,

duke e përshkruar si një djalë të qeshur, të dashur dhe gjithmonë plot energji.

Hetimet pritet të hedhin dritë mbi shkaqet që e çuan këtë të ri të ndjeshëm drejt një vendimi kaq të dhimbshëm e të pakuptueshëm.