Fluks i lartë lëvizjesh është shënuar këtë fundjavë në pikën kufitare të Morinës.
Përgjatë dy ditëve të fundit rreth 56 mijë qytetarë kanë udhëtuar drejt Shqipërisë duke shënuar kështu lëvizjet më të mëdha në pikat kufitare për këtë sezon veror.
Sipas të dhënave zyrtare, 45,701 shtetas janë futur në vendin tonë, kryesisht të ardhur nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut dhe Kosova, të cilët kanë zgjedhur t’i kalojnë ditët e nxehta të qershorit në brigjet shqiptare.
Përveç pushuesëve, në vend kanë mbërritur dhe tifozë të Kombëtares shqiptare, të cilët kanë zgjedhur ta ndjekin përballjen Shqipëri – Serbi nga afër.
Autoritetet kufitare bëjnë me dije se janë marrë të gjitha masat për të përballuar fluksin e lartë të udhëtarëve. Shqipëria duket se po hyn zyrtarisht në sezonin turistik me numër të lartë pushuesish dhe interes në rritje.