Katër persona grabitën dyqanin e bizhuterive në hotelin Ritz në Lisbonë, duke vjedhur bizhuteri dhe ora luksoze me vlerë rreth një milion euro.
Siç raporton CNN Portugal, njëri prej personave ishte i armatosur. Ata u larguan nga vendi i ngjarjes me skuterë para se të mbërrinte policia.
Grabitja ndodhi të premten në mëngjes dhe u kap nga kamerat e sigurisë. Të paktën njëri prej grabitësve e kishte zbuluar fytyrën. Ekipi i sigurisë njoftoi menjëherë policinë kur panë se çfarë kishte ndodhur në kamera. Midis sendeve të vjedhura ishin disa bizhuteri dhe ora të vlefshme, përfshirë një Rolex.
Policia ka kontrolluar zonën përreth hotelit dhe stacioneve të metrosë aty pranë, ka zgjeruar zonën e veprimit dhe ka vendosur hetues, por sulmuesit janë ende të lirë.