Ballina Lifestyle Liam Neeson feston ditëlindjen e 72-të: Aktori që e bëri hakmarrjen një...

Liam Neeson feston ditëlindjen e 72-të: Aktori që e bëri hakmarrjen një art

0
16

Aktori i njohur irlandez Liam Neeson feston sot, më 7 qershor, 72-vjetorin e lindjes.

Me një karrierë që shtrihet në dekada dhe me role ikonike në filmat si Schindler’s List, Taken apo The Grey, Neeson mbetet një nga figurat më të respektuara dhe të dashura në botën e kinemasë.

I njohur për zërin e thellë, prezencën e fuqishme në ekran dhe aftësinë për të mishëruar personazhe të fortë, por emocionalisht kompleksë, Liam Neeson ka ndërtuar një karrierë që ka sfiduar moshën dhe zhanret.

Edhe pse në të shtatëdhjetat, ai vazhdon të jetë aktiv në projekte të reja dhe nuk e ka humbur “shijen” për rolet ku kërkohet drejtësi me çdo kusht. Fansat në mbarë botën i urojnë ditëlindjen aktorit që “nëse të kërkon, do të të gjejë”.