Shqiptarët në këmbë, o sot o kurrë duan fitoren e Shqipërisë në përballje me Serbinë.
Ndeshja luhet sonte (20.45) në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Fitorja e Shqipërisë do të jetë më shumë se fitore në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.
Media serbe “Informer” ka shkruar diçka që nuk përputhet me asgjë me historinë sepse në vitin 1982 ka qenë një farë ish Jugosllavije dhe nuk ka asgjë lidhje kjo histori që e lidhin me Serbinë!
Mendësia serbe si gjithmonë orvatet që me gënjeshtra ta ndërtojë historinë dhe me meritat e të tjerëve.
“Të dhëna tronditëse para ndeshjes me Shqipërinë, Tirana po dridhet: Kjo nuk ka ndodhur që nga viti 1982!
Një informacion interesant u zbulua në prag të duelit me Shqipërinë!
Konkretisht, “shqiponjat” nuk kanë njohur humbje në fillim të kualifikimeve për 43 vjet!
Seria ka vazhduar që nga viti 1982 dhe përfshin 18 cikle radhazi. me shpresën se do të zgjatet sonte!
Do të jetë një ndeshje e zjarrtë jashtë fushe, jo vetëm për shkak të atmosferës, por edhe për shkak të historisë së marrëdhënieve midis dy ekipeve, veçanërisht incidentit në ‘Humska’ në vitin 2014”, shkruan mes të tjera ky medium.