Rita Ora u paraqit me të brendshme me print leopardi dhe pantallona të shkurtra gjatë një performance në Festivalin e Muzikës World Pride në Uashington DC të premten.
Këngëtarja 34-vjeçare dukej tejet tërheqëse ndërsa u ngjit në skenë për eventin dy-ditor.
Rita e kombinoi veshjen e saj ekscentrike duke grimuar sytë më shumë se zakonisht dhe kompletoi pamjen me syze dielli.
Ndryshe, këngëtarja shqiptare me famë botërore, publikoi këngën e saj “heat” të premten.