Ballina Sport Ronaldo: Fëmijëve të mi iu pëlqen Yamal, djalit nuk i mungon cilësia

Ronaldo: Fëmijëve të mi iu pëlqen Yamal, djalit nuk i mungon cilësia

0
12

Futbollisti portugez, Cristiano Ronaldo ka folur për media para finales së madhe me Spanjën.

Ylli portugez dha shumë detaje për jetën e tij, dhe madje foli edhe për kundërshtarët.

Në konferencë, ai nuk i shpëtoi pyetjes për vlerësimin e Lamine Yamal.

Ai tha se talentët e mëdhenj kanë qenë gjithmonë spanjoll, duke shtuar se Yamal po luan shumë mirë.

Ndër tjerash, CR7 nënvizoi se fëmijët e tij e duan Yamalin,

“Djali po luan shumë mirë, nuk i mungon cilësia. Duhet të kujdesemi për të. Fëmijëve të mi u pëlqen Lamine. Kam një dashuri të madhe për Spanjën. Lamine Yamal krijon një atmosferë shumë të mirë brenda ekipit spanjoll. Talentët më të mëdhenj kanë qenë gjithmonë spanjollë”, tha Cristiano.

Ai dha nga një koment edhe për Williams, për të cilin tha se është një lojtar i shkëlqyer, dhe për Pedrin, për të cilin tha se është fantastik.