Shkarkimi i Ange Postecoglou shkakton revoltë në klubin e Totenhemit!
Largimi i Ange Postecoglou nga psoti i trajnerit vetëm pak ditë pasi Totenhemi fitoi Ligën e Europës ka shkaktuar mjaft diskutime në dhomat e zhveshjes së klubit londinez.
Vendimi i Daniel Levit për të larguar australianin nga pankina ka shkaktuar mjaft pakënaqësi mes lojtarëve, të cilët janë pranë një revolte.
Sipas medieve angleze lojtarët nuk kanë kapërdirë vendimin e marrë nga presidenti për të larguar teknikun pas titullit të fituar me Totenhemin, i cili nuk fitonte një titull prej 41 vitesh.