Bayern Munich duket se po bëjnë presion të madh për ta bindur Milanin të shesë Rafael Leaon, me raportime që sugjerojnë se ata janë gati të ofrojnë 75 milionë euro plus një nga dy lojtarët: Leon Goretzka ose Kingsley Coman.
Prej disa ditësh ka pasur zëra se gjigantët e Bundesligës e kanë vënë në shënjestër sulmuesin portugez. Tani, sipas Footmercato, Bayern është duke kaluar në fazën e propozimeve konkrete që shpresojnë të jenë bindëse për Milanin.
Oferta e paraqitur thuhet të jetë 75 milionë euro në para, plus një lojtar në shkëmbim, me Milanin që mund të zgjedhë mes ish-sulmuesit të Juventusit, Coman, dhe mesfushorit Goretzka.
Megjithatë, kjo nuk pritet të ndryshojë qëndrimin e kuqezinjve, pasi Leao ka një klauzolë lirimi prej 175 milionë euro në kontratën e tij, e cila është e vlefshme deri në qershor të vitit 2028. Në ndryshim nga Mike Maignan dhe Theo Hernandez, Milani nuk mendon se është drejt fundit të rrugës me Leaon.
Trajneri i ri, Max Allegri, është një admirues i Leao-s dhe dëshiron ta mbajë atë në skuadër, madje ndoshta duke i dhënë një rol të ri taktik për ta rikthyer në formë.
Në Gjermani janë raportuar zëra se Leao ka kërkuar largimin nga Milani, pasi klubi nuk arriti të kualifikohej për asnjë kompeticion europian. Por burimet italiane nuk kanë gjetur prova të forta që mbështesin këtë pretendim.