Ballina Kronika Emrat/ Konflikti me armë në Tiranë, identifikohen i plagosuri dhe autori

Emrat/ Konflikti me armë në Tiranë, identifikohen i plagosuri dhe autori

37
0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Tiranë.

Një sherr mes dy fqinjëve ka degraduar në përdorimin e armës dhe për pasojë ka mbetur i plagosur 31-vjeçari Sandrino Baci. Policia e Tiranës thotë se autori është Korado Teodori, 38-vjeç.

Sakaq, Policia thekson se i plagosuri ka marrë plumb në këmbë dhe aktualisht ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.