Ballina Kronika Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, 2 të arrestuar, 10 nën...

Hodhën sende të forta gjatë ndeshjes Shqipëri-Serbi, 2 të arrestuar, 10 nën hetim! Në pranga dhe një punonjës sigurie, u mori para dy shqiptarëve nga Kosova

32
0

Policia e Tiranës ka arrestuar 2 persona, ndër sa ka nisur hetimet për 10 persona të tjerë për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”, një ditë më parë.

Në njoftimin zyrtar për mediat blutë informojnë se mes të arrestuarve është edhe një punonjës sigurie pasi i mori para dy tifozëve nga Kosova për të mos bërë kontrollin fizik.

Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasit D. I., 31 vjeç, dhe J. Ll., 29 vjeç, si dhe proceduan në gjendje të lirë 10 shtetas të tjerë, për prishje të rendit e qetësisë dhe hedhje të sendeve të forta në fushë, gjatë zhvillimit të ndeshjes së futbollit midis “Shqipërisë dhe Serbisë”, në stadiumin “Arena Kombëtare”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, është arrestuar shtetasi B. Ç., 45 vjeç (punonjës i SHRSF), pasi është konstatuar duke marrë para nga 2 shtetas të Kosovës me qëllim shmangien e kontrollit fizik të tyre. Dy shtetasit kosovarë u proceduan gjithashtu në gjendje të lirë.