Ballina Europë Macron udhëton në Monako/ Vizita e parë presidenciale franceze që nga viti...

Macron udhëton në Monako/ Vizita e parë presidenciale franceze që nga viti 1984

7
0

Presidenti francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortja e tij Brigitte mbërritën në Monako, ku u pritën për një vizitë historike shtetërore në principatën në Rivierën Franceze.

Macron dhe bashkëshortja e tij morën nderime tradicionale ushtarake nga Princi Albert II dhe Princesha Charlene e Monakos në një ceremoni në Pallatin e Princit.

Në një postim në Facebook, principata përshëndeti marrëdhënien e saj me Francën, duke thënë se principata dhe Parisi kanë një lidhje të fortë miqësie me një kufi të hapur.

Pallati deklaroi se Monako dhe Franca bashkëpunojnë në fusha të ndryshme, duke përfshirë shëndetësinë, sigurinë, kulturën dhe arsimin, duke theksuar se të dy shtetet janë të përqendruara në një të ardhme më të qëndrueshme.

Vizita dy-ditore e Macron është vizita e parë shtetërore në Monako nga një president francez që nga ajo e François Mitterrand në vitin 1984.

Kjo vizitë vjen gjithashtu përpara Konferencës së Oqeanit të Kombeve të Bashkuara në Nisë të martën, në të cilën Macron pritet të marrë pjesë së bashku me udhëheqës të tjerë globalë, me BE që pritet të lançojë zyrtarisht Paktin Evropian të Oqeanit.