Ballina Kuriozitete NASA përgatitet për vdekjet në hapësirë – çfarë ndodh nëse një astronaut...

NASA përgatitet për vdekjet në hapësirë – çfarë ndodh nëse një astronaut vdes jashtë Tokës?

38
0

Ndërsa eksplorimi i hapësirës së thellë po avancojnë me hapa të shpejtë, duke u bërë gjithnjë e më të gjata dhe duke shkuar më larg nga orbita tokësore, agjencia NASA po përballet me sfida të reja serioze, përfshirë edhe mënyrën se si do të trajtojë rastet e vdekjeve gjatë këtyre misioneve.

Kjo për faktin se misionet e ardhshme synojnë destinacione shumë më të largëta, si Marsi apo Hëna, ku kthimi i shpejtë në Tokë nuk është i mundur.

Për këtë arsye, NASA po zhvillon protokolle dhe plane të detajuara për menaxhimin e trupave të astronautëve në hapësirë, për të siguruar respektimin e dinjitetit njerëzor dhe për të adresuar çështjet shëndetësore, teknike dhe psikologjike që mund të lindin në këto situata.

Astronauti mesatar aktualisht ka rreth 50 vjet jetë, një moshë ku rreziqet shëndetësore, si sëmundjet kardiovaskulare apo problemet të tjera, mund të shtohen. Duke pasur parasysh ambiciet në rritje për misione më të gjata dhe më të komplikuara, këto rreziqe nuk janë më thjesht teorike, por përbëjnë sfida reale për agjencinë hapësinore.

Kjo është edhe arsyeja pse NASA dhe komuniteti shkencor i lidhur po punojnë intensivisht për të adresuar këto çështje, si për parandalimin ashtu edhe për trajtimin e situatave emergjente në hapësirë, raporton revista Scientific American.

Në rast se një astronaut do të vdiste sot gjatë një misioni në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), protokollet ekzistuese parashikojnë që trupi i tij të vendoset në një enë të mbyllur dhe të siguruar me kujdes.

Ena në thelb është një qese trupash ushtarake e modifikuar posaçërisht për përdorim në hapësirë, e pajisur me sisteme të avancuara për ftohje, filtrimin e aromave dhe absorbimin e lagështisë. Këto masa janë të domosdoshme për të mbajtur trupin në kushte të qëndrueshme gjatë periudhës që mund të zgjasë deri në kthimin e tij në Tokë, duke parandaluar përhapjen e ndonjë infeksioni apo ndotjeje në ambientin e kufizuar të stacionit hapësinor.

Gjithashtu, trupi ruhet në një modul jo të presionuar të stacionit, një hapësirë ku nuk ka atmosferë dhe që nuk kërkon sistem presioni, duke minimizuar rreziqet e tjera dhe duke lehtësuar ruajtjen e trupit për periudha të gjata kohe. Kthimi në Tokë kryhet në momentin më të përshtatshëm, në mënyrë që trupi të trajtohet më tej në tokë sipas protokolleve të duhura.

Një fakt shumë interesant, që vjen nga patologu dhe neuropatologu i njohur amerikan Peter Cummings, është se deri më sot asnjë astronaut nuk ka ndërruar jetë për shkak të shkaqeve natyrore në hapësirë.

Kjo do të thotë se të gjitha rastet e vdekjeve në hapësirë kanë qenë ose të lidhura me incidente të papritura, apo në mënyrë indirekte, duke reflektuar sfidat e mëdha që përballet njeriu në mjedisin ekstrem të hapësirës.

Në përgjithësi, përgatitjet dhe planifikimet për trajtimin e vdekjeve në hapësirë janë pjesë e domosdoshme e zhvillimit të eksplorimit të mëtejshëm njerëzor, që synon të kapërcejë kufijtë aktualë të njohurive dhe teknologjisë.

NASA dhe partnerët e saj janë duke punuar jo vetëm për të zgjidhur këto sfida, por edhe për të siguruar që çdo astronaut të trajtohet me dinjitetin më të lartë, pavarësisht nga vendndodhja apo situata.