Ballina Sport Një turk do të gjykojë Shqipërinë në Letoni

Një turk do të gjykojë Shqipërinë në Letoni

9
0

Kombëtarja shqiptare do të luajë të martën në orën 20:45 në Riga kundër Letonisë ndeshjen e radhës kualifikuese të Kupës së Botës 2026.

Turku Halil Umut Meler do të jetë gjyqtari kryesor i takimit, ndërsa Kerem Ersoy dhe İbrahim Çağlar Uyarcan do të jenë asistentët e tij. Oğuzhan Çakır do të jetë gjyqtari i katërt i takimit.

Pas 3 ndeshjeve të zhvilluara në grupin K, Shqipëria renditet në vendin e dytë me 4 pikë, pas Anglisë, që kryeson me pikë të plota.