Një muaj ndjekje i është dashur Andrea alias Ervin Bodes dhe Alban Velos, për të vrarë njërin nga dy vëllezërit Papa në Tiranë, ekzekutim që u realizua mbrëmjen e 16 dhjetorit 2022.
Vrasja e Edmond Papës është realizuar si hakmarrje për eliminimin me tritol në makinë të Aleksandër Sadikaj, ngjarje kjo e ndodhur në 11 qershor 2022 në kryeqytet.
Dy shokët e këtij të fundit, Albano Velo dhe Andrea Bode, kanë ndjekur për 1 muaj dy vëllezërit Edmond Papa dhe Kristo Qirici alias Papa.
Për kryerjen e krimit dy personat kanë përdori një mjet “Smart” dhe një “Audi”, i cili ishte në pronësi të bashkëjetueses së Albano Velës, me inicialet A. Lakrama, por dy autorët ia kishin ndërruar të dyja target, duke i zëvendësuar me të tjera.
Madje gjatë ekspertimit të telefonit të A. Lakrama, policia zbuloi komunikime se bashkëjetuesi i saj, Albano Velo, i kërkonte vajzës ti konfirmonte pronësinë e dy targave makinash, që përdoreshin nga Kristo Qirici.
Pas kryrjes së vrasjes, Andrea Bode është larguar me mjetin “Audi”, ku në rrugën “Teodor Keko”, ai ka ndëruar rrobat që ka pasur në momentin e kryerjes së krimit, duke veshur rroba të kuqe.
Detajet e reja të kësaj vrasje kanë dalë në dosjen hetimore, ku prokurori, Albert Kuliçaj, gjatë leximit të pretencës, i kërkoi gjykatës së Tiranës dënimin me 30 vite burgim të Andreë Bodes dhe me 25 vite burgim të Albano Velos.
Sipas dosjes hetimore të siguruar nga gazetari i Ora News, Elton Qyno, viktima Edmond Papa dhe vëllai i tij, Kristi Qirici, rreth 1 muaj para vrasjes ndaj tij kanë qenë në ndjekje.
Pikërisht Edmond Papa në itinerarin e lëvizjes së tij nga Tirana në drejtim të Sarandës dhe i vëllai i tij tek rruga “Jul Variboba”.
Dyshimet e policisë dhe prokurorisë janë se vrasja e njërit prej vëllezërve është organizuar në ambientet e lokal “Las Palmas” në Tiranë, që është në pronësi të Andrea Kalemit, kushëri i Aleksandër Sadikaj.
Sipas dosjes hetimore ditën e ngjarjes në 16 dhjetor 2022, rreth orës 14:00, deri në momentin që ka ndodhur vrasja, Andrea Bode, ka qenë në mbikëqyrje të lëvizjeve të viktimës dhe pas konstatimit të tij në bar-kafe “Green Garden”, vend i cili ka rezultuar se nuk ka kamera sigurie.
Dhe kur viktima ka qenë i vetëm në këtë ambient, ka hyrë dhe ka kryer krimin.
I pandehuri Andrea Bode, ka ardhur në afërsi të vendit të ngjarjes, lokalit “Green Garden”, me automjetin e markës “Smart” ngjyrë e zezë, me targa AA488V.
Ai ka ardhur përpara lokalit në këmbë, pasi kishte parkuar fillimisht automjetin. Po ashtu përafërsisht, në të njëjtën kohë, aty pranë është afruar dhe i pandehuri Albano Velo me automjetin “Audi”, me targa Ë76CXC.
Nga provat rezultoi se, automjeti “Smart” ditën e ngjarjes ka qenë në përdorim të Andrea Bode. Ndërsa, automjeti i markës “AUDI”, me të cilën ka ardhur në vendin e ngjarjes Albano Velo, ka rezultuar se, është në pronësi të A. Likrama, bashkëjetuese e të pandehurit Albano Velo.
Mjetit “Audi” i janë ndryshuar dy herë targat me qëllim mos identifikimit të autorëve nga ana e strukturave të policisë./OraNews