Këngëtarja shqiptare, Enca Haxhiu, e cila u shkëput nga muzika dhe u rikthye me këngën “Original”, i është rikthyer edhe intervistave.
Enca bëri të ditur se u shkëput sepse kishte nevojë fizikisht dhe shpirtërisht për pushim.
Kurse këngëtarja njoftoi se i dashuri i saj ishte me prejardhje nga Karaibet dhe jo nga Afrika, derisa shtoi se në krevat nuk gërhiste shumë.
“Jam hedhur më parashutë, rashë në dashuri, shkova në Afrikë, kemi fjetur me kafshë ekzotike me majmunë të përqafuar”, deklaroi Enca në “Goca dhe Gra”.
Ajo tha se paratë për të nuk janë gjithçka, duke shtuar se gjërat e mira mund të bëhen me pak para.