Ballina Sport UEFA Nations League, “Gjelat” e Francës sigurojnë vendin e tretë me fitore...

UEFA Nations League, “Gjelat” e Francës sigurojnë vendin e tretë me fitore bindëse

9
0

Në ndeshjen për vendin e tretë dhe të katërt, Franca ka triumfuar ndaj Gjermanisë me rezultatin 2-0, duke mbyllur aventurën e saj në këtë edicion të UEFA Nations League.

Takimi u zhvillua në një atmosferë të zjarrtë, ku të dyja skuadrat kërkonin të largoheshin me kokën lart pas humbjeve në gjysmëfinale.

Goli i parë u shënua menjëherë në fund  të pjesës së parë, në minutën e 45-të, kur Kylian Mbappé përfitoi nga një gabim në mbrojtjen gjermane dhe realizoi me saktësi.

Gjermania tentoi të reagojë, por pa sukses, pasi në minutën e 89-të Michael Olise vulosi fatin e ndeshjes me një goditje nga distanca, duke i dhënë Francës një fitore të merituar.

Me këtë rezultat, Franca e mbyll turneun në vendin e tretë, ndërsa Gjermania pozicionohet në vendin e katërt.