Referendumi i mbajtur në Itali, që synonin lehtësimin e ligjeve për shtetësinë dhe përmirësimin e mbrojtjes në vendin e punës, dështoi të hënën për shkak të pjesëmarrjes së ulët të qytetarëve, treguan të dhënat paraprake, raporton AP.
Rezultati përbën një humbje të qartë për opozitën e qendrës së majtë dhe një fitore për kryeministren Giorgia Meloni dhe koalicionin e saj të djathtë në pushtet, të cilët publikisht kishin bërë thirrje për bojkotimin e votimit.
Sipas të dhënave zyrtare nga afro 90% e qendrave të votimit, pjesëmarrja u regjistrua rreth 30% e votuesve me të drejtë vote, shumë më poshtë pragut të nevojshëm prej 50% plus një, që nevojitet për të shpallur të vlefshëm një referendum.
Partia e ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë” e Giorgia Melonit e përshëndeti dështimin e referendumit.
“Qëllimi i vetëm i vërtetë i këtij referendumi ishte të rrëzonte qeverinë Meloni,” shkroi partia në rrjetet sociale, duke shpërndarë një foto të drejtuesve kryesorë të opozitës. “Në fund, ishin vetë italianët që ju rrëzuan.”
Ndërkohë, Maurizio Landini, kreu i sindikatës CGIL, e cila qëndronte pas nismës, pranoi humbjen