Ballina Politika Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për...

Rinumërimi i 40% të votave, Murrizi shpërthen ndaj Bardhit dhe Bylykbashit: Për by**n tuaj të përdredhur…

9
0

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ka reaguar me tone të ashpra pas vendimit të KAS për rinumërimin e rreth 40% të qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas ankimimeve të PD.

Në një reagim në rrjetet sociale, Murrizi ka kritikuar Gazment Bardhin dhe Oerd Bylykbashin, duke thënë se ata nuk u besojnë numëruesve dhe komisionerëve të tyre.

Sipas Murrizit, Bardhi e Bylykbashi kanë pranuar një “kod zgjedhor bastard” që mbyll 90% të listave, duke u garantuar atyre një karrige në parlament.

Reagimi i Murrizit:

Nga 5200 qendra votimi që ka gjithsej e gjithë Shqipëria, me kërkesë të PD do rinumerohen 1914 qendra votimi ose rreth 40% e totalit në të gjithë Shqipërinë ku dy Qarqet më të mëdha që ka vendi Tirana dhe Fieri do rinumerohen komplet

Atëher një pyetje kam unë për “baballarët” dhe “mamallarët” e reformës zgjedhore të PD Z Oerd Bylykbashi dhe Z Gazmend Bardhi

Kur i besoni më shum administratës zgjedhore të KQZ së Çelibashit se sa komisionerëve dhe numëruesve të PD, pse nuk u dakortësuat me rrekomandimet 10 vjeçare të OSBE-ODIRIT që të kishte administratë zgjedhore dhe komisioner politik të PD, PS, LSI???????

Se për kodin zgjedhor bastard që mbyllët 90% të fituesve nga 50 deputetë mbyllët 46 e di që e bëtë për by….. tuaj të përdredhur që keni frikë si dreqi të shkoni tek vota e qytetarit e në çdo palë zgjedhje nuk lini model të ndyrë pa sajuar për një karrike te qelbur ne Parlament.

Po demokratët çfarë faji ju kanë që të durojnë mosbesimin dhe mosvlerësimin tuaj?