Ballina Bota CNN: Rreth 700 marinsa po mobilizohen në përgjigje të protestave në Los...

CNN: Rreth 700 marinsa po mobilizohen në përgjigje të protestave në Los Angeles

23
0

Më shumë se 700 marinsa me bazë në Qendrën e Luftës Ajrore dhe Tokësore të Trupave të Marinës në Kaliforni janë mobilizuar për t’iu përgjigjur protestave në Los Angeles, sipas CNN, dhe do t’u bashkohen mijëra trupave të Gardës Kombëtare që u aktivizuan nga Presidenti Donald Trump gjatë fundjavës, pa pëlqimin e guvernatorit të Kalifornisë.

Dërgimi i të gjithë batalionit të marinsave përfaqëson një përshkallëzim të rëndësishëm në përdorimin e ushtrisë nga Trump si një demonstrim force kundër protestuesve.

Por ende mbetet e paqartë se çfarë do të jetë detyra e tyre sapo të mbërrijnë në LA.

Sipas mediumit, ashtu si trupat e Gardës Kombëtare, edhe marinsat janë të ndaluar të kryejnë veprime të zbatimit të ligjit, si arrestime, përveç nëse Trump aktivizon Aktin e Kryengritjes, i cili i lejon presidentit të përdorë ushtrinë për të shtypur një kryengritje ose rebelim kundër pushtetit federal.