Pas një prezantimi të suksesshëm në Marketin e Festivalit të Filmit në Cannes, neoFILMS vazhdon të shkëlqejë në skenën ndërkombëtare me pjesëmarrjen aktuale në Annecy International Animation Film Festival – festivali më i madh në botë për animacionin. neoFILMS bëhet kështu kompania e parë shqiptare që prezantohet në këtë ngjarje prestigjioze me dy projekte të metrazhit të gjatë dhe që eshte perfaqesimi i vetëm i Kosovës në këtë skenë globale të animacionit.
Teaser-i i “Minibeast” publikohet
neoFILMS ka publikuar teaser-in zyrtar për filmin e dytë të animuar të metrazhit të gjatë, “Minibeast”, një projekt ambicioz CGI me buxhet prej 10 milionë eurosh, i cili pritet të debutojë në kinematë ndërkombëtare në vitin e ardhshme.
Dy projekte gjigande në zhvillim
Studioja është aktualisht në faza të ndryshme të zhvillimit për dy filma të mëdhenj:
• “ZHAK” – një aventurë epike CGI me buxhet rreth 20 milionë euro, tashmë në përfundim e sipër.
• “Minibeast” – një histori magjike e mbushur me aventura e stili cartoon konceptuar per grupmosha te vogla.
Të dy projektet janë krijuar me teknologjinë më të avancuar CGI dhe janë menduar për RealD 3D dhe IMAX, me plane për premiera ndërkombëtare, përfshirë edhe Los Angeles.
Rreth “Minibeast”
Kur prindërit e tij rrëmbehen nga krijesa misterioze nga një dimension tjetër, një dhelpër e guximshme – Minibeast – nis një udhëtim përmes shtatë universesh të panjohura, në kërkim të familjes së tij. I pajisur me një rrotë magjike të ndërtuar nga prindërit e tij, ai sfidon botë të çuditshme, përbindësha të frikshëm dhe sekrete të lashta për të zbuluar të vërtetën.
Vizioni i krijuesve
Të dy filmat janë ideuar dhe realizuar nga Dalip Gashi dhe Ilirjana Bejta, bashkëregjisorë dhe bashkëskenaristë, që po sjellin në jetë dy rrëfime me potencial të fuqishëm ndërkombëtar.
Rreth neoFILMS
Me bazë në Prishtinë, neoFILMS është themeluar qe nga viti 2015, një studio e specializuar në animacion full CGI dhe efekte vizuale të avancuara. E përkushtuar ndaj risisë teknologjike dhe tregjeve globale, studio po vendos themele të reja për industrinë e animacionit shqiptar në skenën botërore. Tash e nente vite neoFILMS ka shkolluar dhe avancuar te rinje dhe ju ka mundesuar te shohin nje perspektiven tjeter te industrise se filmit. Duke u bere keshte nje porte e madhe ne mes Kosoves dhe industrise se filmit global.