Ballina Kronika Policia Kufitare kontrolle intensive! Bllokohen 41 mjete lundruese, masa ndaj shkelësve të...

Policia Kufitare kontrolle intensive! Bllokohen 41 mjete lundruese, masa ndaj shkelësve të rregullave detare

13
0

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare në Vlorë kanë intensifikuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me fokus të veçantë në zonën Ksamil–Sarandë.

Gjatë verifikimeve të kryera ndaj mjeteve lundruese, janë konstatuar 41 raste shkeljesh, që kanë çuar në bllokimin e jet ski-ve, gomoneve dhe skafeve.

Shkeljet përfshijnë mungesën e dokumentacionit, tejkalimin e numrit të pasagjerëve, shkelje të perimetrit të sigurisë dhe ushtrim aktiviteti pa licencë. Policia apelon për respektimin rigoroz të rregullave të lundrimit dhe sigurisë në det.

Njoftimi i policisë:

Ksamil – Vlorë

Vijojnë intensivisht kontrollet nga Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare, në të gjithë vijën bregdetare të qarkut Vlorë, ndaj mjeteve lundruese, kryesisht ndaj atyre të argëtimit 🛥️⛵️🚤, për verifikimin e dokumentacionit dhe zbatimin e rregullave të lundrimit.

Nga 132 mjete lundruese të kontrolluara gjatë ditëve të fundit, nga Ksamili në Sarandë, 41 rezultuan në paligjshmëri ❌.

✅Bllokohen 41 mjete lundruese (7 Jet Ski, 34 gomone dhe skafe).

❗️Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese u ndëshkuan për shkeljet si vijojnë:

  • 3 për shkelje të perimetrit të sigurisë – masa administrative 100 000 lekë secili;
  • 2 për tejkalim të numrit të personave që lejohen në bord – masa administrative 30 000 lekë secili;
  • 1 për ushtrim të aktivitetit pa licencë – masa administrative 100 000 lekë;
  • 1 për mosregjistrim të pronësisë mbi mjetin lundrues – masa administrative 20 000 lekë;
  • 34 për mungesë të dokumentacionit në bord – masa administrative 10 000 lekë secili.

Policia Kufitare e Vlorës apelon për pronarët dhe për përdoruesit e mjeteve lundruese, për respektimin e perimetrit të sigurisë së pushuesve në plazhe, për zbatim me korrektesë të kërkesave ligjore për daljen në det dhe për pajisjen me dokumentacionin përkatës.

Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare janë të angazhuara maksimalisht për të garantuar sigurinë në plazhe dhe në këtë kuadër, do të intensifikojnë kontrollet dhe monitorimin nga toka dhe në det, në të gjithë vijën bregdetare.

Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast paligjshmërie, duke iu garantuar anonimat, reagim të shpejtë dhe profesional.