Ballina Sport Sa para ka fituar Ronaldo që prej se u transferua në Arabinë...

Sa para ka fituar Ronaldo që prej se u transferua në Arabinë Saudite nga Man Utd?

15
0

Cristiano Ronaldo më në fund ka konfirmuar se do të qëndrojë te Al Nassr, pas shumë spekulimeve rreth së ardhmes së tij, dhe pritet të pasurojë edhe më tej xhepin e tij në Arabinë Saudite.

Ronaldo, i cili ishte i mbushur me emocione pas triumfit në Ligën e Kombeve me Portugalinë, realizoi transferimin që ndryshoi lojën drejt Lindjes së Mesme më 1 janar 2023, duke nënshkruar një kontratë dy vjeçare e gjysmë pasi përfundoi periudha e tij e dytë te Manchester United me ndërprerje të ndërsjellë të kontratës.

Ky kalim erdhi si një surprizë e madhe dhe tronditi botën e futbollit, duke nxitur më pas edhe një valë transferimesh të yjeve të tjerë të njohur drejt këtij destinacioni.

Kontrata që nënshkroi Ronaldo e bëri atë futbollistin më të paguar në botë me një diferencë të konsiderueshme, thuhet se përfiton rreth 177 milionë euro në vit në Riad.

Duke marrë shiritin e kapitenit që në fillim të aventurës së tij, pesë herë fituesi i Topit të Artë ka ruajtur formën e tij të jashtëzakonshme, duke gjetur rrjetën 99 herë në 111 ndeshje për Al Nassr dhe duke çuar totalin e tij në karrierë në klubet që ka luajtur në 800 gola.

Sa ka fituar Cristiano Ronaldo te Al Nassr? 

Ronaldo, që përfiton rreth 3,403,846 euro në javë, ka grumbulluar një pasuri që prej momentit që nënshkroi me Al Nassr.

Në dy vitet e para, ai ka përfituar 354 milionë euro dhe në vitin 2025 ka shtuar afro 68 milionë të tjera.

Kjo e çon totalin e të ardhurave të tij nga Al Nassr në rreth 422 milionë euro – pa përfshirë të ardhurat e mëdha që ai përfiton nga sponsorët dhe marrëveshjet e marketingut.

Të dielën, pasi udhëhoqi Portugalinë drejt një trofeu të tretë duke mposhtur Spanjën me penallti pas një barazimi 2-2 në ‘Allianz Arena’, Ronaldo qartësoi situatën e tij.

“E ardhmja? Asgjë nuk do të ndryshojë. Al Nassr? Po”, kishte deklaruar Ronaldo.