Aktori me famë botërore Orlando Bloom iu nënshtrua një trajtimi të diskutueshëm që ai pretendon se heq mikroplastikat dhe kimikatet toksike nga gjaku i tij .
Aktori 48-vjeçar dukej shumë i relaksuar dhe i lumtur ndërsa kryente këtë proces. “Faleminderit që me ndihmoni për të hequr mikroplastikat dhe kimikatet toksike nga gjaku im”, shkroi ai në mbishkrimin e fotos së ndarë në Instagram.
Klinikat ku ai ka kryer ketë proces pretendon të jenë “klinika e parë në botë që ofron këtë trajtim, i cili largon deri në 99% të mikroplastikës nga gjaku”.
Trajtimi zgjat dy orë dhe kushton 11,700 euro, sipas Daily Mail .
Megjithatë, shkencëtarët kanë shprehur skepticizëm në lidhje me pretendimet e klinikës në lidhje me procedurën, duke vënë në pikëpyetje ” mungesën e provave të besueshme për përfitimet dhe çmimin e saj”.