Avokati Indrit Sefa ka akuzuar Sali Berishën se po i çon në burg komisionerët e Partisë Demokratike, me kontestimin që po i bënë zgjedhjeve.
Sefa ironizoi edhe përfaqësuesin e PD-së, Oerd Bylykbashi, duke e quajtur “mjeshtër të votës së diasporës”.
“Kutitë hapen kur kanë prova dhe denoncime konkrete në rastin e Durrësit kishte ca video konkrete. PD ka kërkuar edhe hapjen e votave të diasporës në Durrës.
Nëse Bylykbashi pranon se gruaja dhe fëmijët e tyre do ta plotësonin në një dhomë të veçantë fletën e votimit, vetëm ai mund ta besonte këtë.
Kur u bë votimi me postë Bylykbashi mjeshtri mund ta mendonte se do të bëhej i fshehtë dhe jo familjarë. Ai me intelektin e tij mund ta besonte. Demokratët do futen në burg, do futen në burg numëruesit e shkretë.
Me zor i kanë gjetur numëruesit. Pse të kanë shitur demokratët ty. Po nuk lëviz asnjë votë subjekt më subjekt se nuk të lë ai tjetri, por janë brenda partisë.
Po të marrësh këta njerëz që të kanë ardhur në ditë të zezë dhe i përdor dhe ata mund të përfundojnë edhe në burg. Berisha ka humbur të gjitha instiktet politike do marr më qafë njerëz dhe do i lënë nëpër gjykata”, tha ai në emisionin “Repolitix” në Report Tv.