Oerd Bylykbashi shprehet se sistemi elektoral në Shqipëri duhet zhdukur, pasi deformon vullnetin e votuesve.
Nënkryetari i PD-së, i cili ka qenë vazhdimisht negociator me socialistët për Kodin Zgjedhor, tha se ky lloj sistemi i bën dëm opozitës dhe partive të vogla.
“Ky sistem duhet zhdukur një sekondë e më parë. i bën dëm partive të vogla, opozitës në tërësi dhe nuk përkthen votat në raport të drejtë. Është një sajesë për të marrë dhe mbajtur pushtetin, jo domosdoshmërisht me votë, por me dhunën e kartonit,” u shpreh ai.
Sipas tij, sistemi mazhoritari mund të ketë gjithashtu probleme, por aktuali është më i rrezikshëm për demokracinë dhe përfaqësimin real të qytetarëve.
“A është gati Rama ta ndryshojë këtë? Hajde të ulemi e ta diskutojmë. Por duhet të biem dakord: ky sistem duhet zhdukur nga kushtetuta dhe nga ligji zgjedhor,” deklaroi Bylykbashi.
Në vijim ai ka deklaruar se Partia Popullore Evropiane ka pranuar kërkesën e opozitës për të dërguar një mision faktmbledhës në Shqipëri, pas zgjedhjeve vendore të 11 majit.
Sipas Bylykbashit, Sekretarja e Përgjithshme e PPE, Dolors Montserrat, ka shprehur shqetësimin e partive anëtare për zhvillimet zgjedhore në Shqipëri, duke u referuar edhe rezolutës së miratuar në Kongresin e PPE që ngrinte dyshime mbi rregullsinë e procesit.
“Sekretarja e Përgjithshme e PPE u shpreh se ‘jemi të shqetësuar që ato shqetësime të ngritura në rezolutën e miratuar për Shqipërinë janë vërtetuar’,” deklaroi Bylykbashi në emisionin Log në News24.
Ai shtoi se Asambleja Politike e PPE ka miratuar kërkesën për një mision faktmbledhës, i cili do të organizohet në një kohë sa më të afërt për të analizuar nga afër situatën zgjedhore në vend.
“E gjithë kjo do të varet edhe nga zhvillimet e mëtejshme këtu në Shqipëri, përfshirë procesin ankimor, denoncimet që po bëjmë, si dhe raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR,” theksoi Bylykbashi.
“ Sekretarja e Përgjithshme e PPE Dolors Montserrat u shpreh për Shqipërinë se “jemi të shqetësuar që ato shqetësime që u ngritën në rezolutën e martuar në kongresin e PPE në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri u vërtetuan. Për rrjedhojë në do të vazhdojmë të ndjekim me shumë kujdes raportin përfundimtar të OSBE/ ODIHR dhe do të qëndrojmë pranë faktorëve demokratike në Shqipëri.
Kjo deklaratë i hapi rrugë edhe kërkesës tonë për një mision faktmbledhës në lidhje me zgjedhjet në Shqipëri gjë që u pranua nga Asambleja Politike e PPE. Ata do ta organizojnë sa më shpejt të jetë e mundur që ky mision të vijë në Shqipëri dhe të mbledhë fakte në lidhje me atë që kanë shkruar ata.
Sekretarja e Përgjithshme tha që do të presim edhe raporton e ODIHR. Kështu që e gjitha do të varet edhe në raport me zhvillimet këtu, procesi ankimor, denoncimet që në po bëjmë dhe raporti i OSBE/ODIHR”, tha ai.